Quran Apps in many lanuages:

Surah Ya-Seen Ayahs #50 Translated in Albanian

وَمَا تَأْتِيهِمْ مِنْ آيَةٍ مِنْ آيَاتِ رَبِّهِمْ إِلَّا كَانُوا عَنْهَا مُعْرِضِينَ
Dhe, atyre nuk u vinte asnjë argument nga argumentet e Zotit të tyre, e që ata të mos shmangeshin nga ato.
وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ أَنْفِقُوا مِمَّا رَزَقَكُمُ اللَّهُ قَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلَّذِينَ آمَنُوا أَنُطْعِمُ مَنْ لَوْ يَشَاءُ اللَّهُ أَطْعَمَهُ إِنْ أَنْتُمْ إِلَّا فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ
E, kur atyre ju thuhet: “Jepni nga ato me të cilat Perëndia u ka furnizuar juve”, - e atëherë, mohuesit u thonë besimtarëve: “Vallë, a ne t’i ushqejmë ata, të cilët do t’i ushqente Perëndia – po të donte? Me të vërtetë, ju jeni në humbje të qartë!”
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
Dhe, ata (mohusit) thonë: “Kur do të realizohet ky premtim, nëse thoni të vërtetën?”
مَا يَنْظُرُونَ إِلَّا صَيْحَةً وَاحِدَةً تَأْخُذُهُمْ وَهُمْ يَخِصِّمُونَ
Ata presin vetëm një zë të tmerrshëm, që do t’i kaplojë duke u grindur njëri me tjetrin,
فَلَا يَسْتَطِيعُونَ تَوْصِيَةً وَلَا إِلَىٰ أَهْلِهِمْ يَرْجِعُونَ
E, ata nuk do të mund t’i kryejnë porositë e as të kthehen te familja e tyre.

Choose other languages: